Nicotine
Why Quit?
Quit Smoking Quit Smoking
Quit Smoking
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (WHO) Gjenevė

Nė vitin 1986 WHO deklaroi se pėrdorimi i duhanit nė ēfarėdo forme nuk ėshtė nė pėrputhje me arritjen e objektivave tė shėndetėsisė dhe se nikotina shkakton varėsi: "cigarja ėshtė mjet vdekjeje dhe nuk mund tė kemi qėndrim neutral ndaj saj".

Rreth 90% tė duhanpirėsve janė tė njoftuar me pasojat vdekjeprurėse tė pirjes sė duhanit; tė tjerėt e shohin konsumimin e cigares si faktor rreziku shėndetėsor; derisa tė mbeturit e minimizojnė atė nga frika e mungesės sė kėnaqėsisė. Shumė prej tyre i injorojnė rreziqet e vėrteta tė pirjes sė duhanit, pasi qė rreziqet e vėrteta janė shpesh tė kamufluara nga tė vėrtetat e rreme – kinse shkenca ende nuk i ka vėrtetuar rreziqet e vėrteta nga pirja e duhanit. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi qė statistikat tregojnė qė shumė mė shumė njerėz vdesin nga pirja e duhanit sesa nga aksidentet rrugore, konsumimi i heroinės, SIDA, vrasjet dhe vetėvrasjet.

Pasojat e pirjes sė duhanit janė nėnēmuar deri nė vitet 1990, por pas studimeve tė shumta nė kėtė fushė, mund tė themi se pirja e duhanit paraqet rrezikun mė tė madh pėr jetėn tonė dhe vret mė shumė njerėz sesa ēdo sėmundje tjetėr. 50% tė duhanpirėsve vdesin si pasojė e dėmtimeve tė shkaktuara nga shprehia e pirjes sė duhanit, njė ēerek nė mes moshės 35 dhe 65 vjeēe, kurse njė ēerek tjetėr nė vitet vijuese.

Mijėra vdekje pėr shkak tė kancerit kanė tė bėjnė me pirjen e duhanit. Nė tė vėrtetė, vartėsit e duhanit kanė njė shkallė 20 herė mė tė madhe tė paraqitjes sė kancerit sesa ata qė nuk pinė duhan, kurse 90% e tė gjitha patologjive tė kancerit nė mushkėri paraqiten te duhanpirėsit. Gjasat e paraqitjes sė kėtyre patologjive rriten nė 10-15 herė kur konsumohen 20 cigare nė ditė dhe 5 herė nė rast tė konsumimit tė 10 cigareve nė ditė. Me fjalė tė tjera, sa mė shumė qė konsumoni, aq mė shumė rrezikoni. Kohėve tė fundit ėshtė shėnuar njė rritje e kancerit tė: zgavrės orale, fshikėzės, stomakut dhe zorrės sė trashė. Pirja e duhanit shkakton njė nga tri vdekje pėr shkak tė patologjive kardiake, pėr shkak tė pasojave nė enėt koronare. Nė tė vėrtetė, vlerėsimet konfirmojnė qė pirja e duhanit shkakton 60% tė sėmundjeve fatale tė zemrės.

Ėshtė e sigurt qė pirja e duhanit e zvogėlon jetėn pėr 8,3 vite, sipas disa studimeve, derisa tė tjerėt e pėrmendin shkurtimin prej 12 viteve, por tė gjithė pajtohen qė duhanpirėsit vdesin para kohe, duke e sakrifikuar njė pjesė tė mirė tė jetės sė tyre pėr shkak tė kėnaqėsisė sė pirjes sė duhanit.

Njė nga pasojat e para dėmtuese tė pirjes sė duhanit paraqiten brenda 10 minutave tė parė tė konsumimit, duke ndikuar nė shtypjen e gjakut, qė rritet pėr 30 mmHg. Pirja e duhanit konsiderohet faktor rreziku te arterioskleroza, patologji kjo e shkaktuar nga ngushtimi i arterieve dhe nė rastet e pirjes sė rėndė tė duhanit bart pasoja pėr trupin si: patologji tė enėve koronare, angina pectoris, infarkt dhe dėshtim tė zemrės pėr shkak tė qarkullimit tė pamjaftueshėm, dobėsim tė zemrės, ngushtim tė arterieve veshkore me hipertension dhe pamjaftueshmėri veshkore, ngushtim tė enėve nė kėmbė dhe tė atyre qė e ēojnė gjakun nė tru, pasuar me probleme dėgjimi, marramendje, pikė dhe hemi-paralizė.

Pirja e duhanit favorizon kalcifikimin e enėve tė gjakut. Pėr kėtė arsye, duhanpirėsit shumė shpesh lėngojnė nga probleme me qarkullimin e gjakut nė kėmbėt e tyre, duke e krijuar kėshtu njė gjendje e quajtur "kėmbėt e duhanpirėsit". Kjo patologji ka tė bėjė me ngushtimin dhe bllokimi i arterieve tė kėmbėve, qė shkaktojnė dhimbje nė kėmbė gjatė ecjes, pasi qė muskujt kanė nevojė pėr mė shumė oksigjen gjatė kėtij aktiviteti, por qė nuk mund ta marrin atė pėr shkak tė kapacitetit tė zvogėluar tė enėve tė gjakut. Dhimbja paraqitet papritmas gjatė ecjes, gjė qė tregon njė mungesė tė oksigjenit. Si rezultat, personi nė fjalė detyrohet tė ndalojė pėr disa minuta, derisa nuk zvogėlohet ndjenja e dhimbjes.

Pirja e duhanit nuk e dėmton njė organ tė vetėm, por dėmton njė mori sistemesh tė rėndėsishme tė trupit tonė dhe kėshtu ndikon dėmshėm nė funksionimin e tyre, duke hapur rrugė pėr shumė patologji. Personi i varur nga duhani shumė shpesh lėngon nga ulcerė tė stomakut dhe tė zorrėve, pasi qė pirja e duhanit e pengon prodhimin e acideve gastrike dhe e frenon shėrimin e ulcerave, derisa e pengon trajtimin e suksesshėm mjekėsor. Substancat kancerogjene qė i pėrmban tymi i duhanit eliminohen pėrmes veshkave dhe fshikėzės, gjė qė shkakton njė shkallė tė lartė kanceri tė kėtyre organeve te duhanpirėsit, sidomos nė fshikėz, sipas tė gjitha gjasave pėr shkak tė mbajtjes sė zgjatur tė urinės.

Trakti respirator ėshtė i pari qė ballafaqohet dhe ndikohet nga tymi i duhanit, veēanėrisht hunda, faringu, trakeja dhe bronket. Funksioni i kėtyre organeve ėshtė tė bartet ajri nė mushkėri dhe tė lejohet shkėmbimi i gazit me gjakun. Dėmtimi mė i madh i shkaktohet strukturave tė mushkėrive, p.sh. alveolave qė marrin pjesė nė procesin e shkėmbimit tė gazit, gjė qė ndėrhyn nė aktivitetin e frymėmarrjes dhe ēon drejt njė gjendjeje serioze patologjike.

Dėmtimet e tjera qė kanė tė bėjnė me pirjen e duhanit janė impotenca te meshkujt. Sipas njė hulumtimi nė Amerikė, impotenca ėshtė 50% mė e shpeshtė te duhanpirėsit sesa tė ata qė nuk e konsumojnė fare. Numri i lartė i problemeve seksuale mund tė jetė i lidhur me problemet e qarkullimit tė gjakut si rezultat i pirjes sė duhanit.

Edhe eshtrat ndikohen nga varėsia e duhanit, duke e ditur qė duhanpirėsit shpesh lėngojnė nga dhimbjet e shpinės, pėr shkak tė pasojave qė nikotina ka nė qarkullimin e gjakut. Disqet nė mes unazave kurrizore nuk pranojnė gjak apo ushqim tė mjaftueshėm, kėshtu qė ato degjenerohen dhe dalėngadalė hollohen.

Goja e duhanpirėsit shpesh ndikohet nga gingiviti, qė gradualisht depėrton nė indet mė tė thella periodontale, gjė qė shkakton inflamacion, i cili mund tė ēojė deri te humbja e dhėmbėve nė njė afat mė tė gjatė. Tanimė ėshtė e sigurt se varietetet e kancerit qė e sulmojnė zgavrėn e gojės favorizohen nga kėto metoda tė konsumimit tė duhanit dhe se rreziku i kontraktimit tė kėtyre sėmundjeve ėshtė mė i madh aty ku duhani bie nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me indet trupore.

Tymi i cigares, veēanėrisht nėse konsumohet bashkėrisht me alkoolin, ėshtė njė faktor relevant rreziku nė botėn perėndimore sa i pėrket kancerit tė ezofagut, qė gjithashtu e rrit rrezikun e paraqitjes sė adenomave tė zorrės sė trashė dhe tumoreve tė mėlēisė. Nikotina i kontrakton venat, derisa alkooli i hollon ato. Tė konsumojmė duhan dhe alkool nė tė njėjtėn kohė ėshtė e njėjtė sikur ta pickonim veten pėr stimulim dhe nė tė njėjtėn kohė ta goditnim veten me shkop nė kokė, nė mėnyrė qė ta neutralizonim tė njėjtin stimul.

Duhanpirėsit shpesh pyesin nėse pirja e duhanit mund tė shkaktojė dėmtim tė trurit apo humbje tė flokut. Ekspertėt gjithmonė pėrgjigjen me "PO", pasi qė tymi i duhanit ėshtė helm dhe prodhon njė sasi tė madhe tė radikalėve tė lirė. Njė studim i udhėhequr nga Shkolla e Shėndetit Publik tė Harvardit tregon qė pirja e duhanit i rrit tė gjitha hormonet kryesore, siē janė: hormonet androgjenė, pėrfshirė kėtu DHEA, androstenedioni, testosteroni dhe dy-hidro-testosteroni (DHT), p.sh. hormoni pėrgjegjės pėr rėnien e flokėve te meshkujt.

Studimi ka studiuar 1241 meshkuj tė moshės mesatare dhe ka krahasuar nivelet e hormoneve nė mes duhanpirėsve dhe atyre qė nuk e konsumojnė duhanin fare. Nė studim mund tė shihet se DHEA ėshtė 18% mė e lartė te duhanpirėsit dhe se DHEAS ėshtė 13% mė e lartė, androstenedioni 33%, testosteroni 9% dhe DHT 13%. Dihet mirė qė niveli mė i lartė i testosteronit dhe DHT-sė asocohet me nivel tė lartė tė rėnies sė flokėve.

Pirja e duhanit nuk do tė shkaktojė rėnie tė flokėve tek ata qė nuk janė tė predispozuar gjenetikisht pėr kėtė dukuri, por ndėrprerja e pirjes sė duhanit do ta parandalojė rėnien e flokėve tek ata qė janė tė predispozuar pėr rėnie. Nė mes tjerash, pirja e duhanit mund ta keqėsojė rėnien e flokėve tek ata qė veē ėshtė evidente.

Quit Smoking
Quit Smoking
* Cigaret vrasin
* Dėmtimet Respiratore
* Nikotina
* WHO
* Pasojat nė lėkurė
* Pasojat te Gratė
* Problemet e tretjes
* Duhanpirėsit nė Botė


About Us Quit Smoking

VIDEO IQS